Zërat për shëndetin e Rexhep Tajip Erdogan u ndezën sërish në Turqi pas problemeve të papritura shëndetësore që ai shfaqi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në rrjetin televiziv KANAL 7. Edhe pse zëdhënësi i tij deklaroi se presidenti ishte mirë, në mediat turke flitet edhe për një infarkt miokardi, lajm i cili megjithatë mohohet kategorikisht nga presidenca turke, e cila këmbëngul se Erdoganin e kapur një ftohje e thjeshtë.