Top News – Erdogan përfiton nga konflikti/ Tenton të prezantohet si lider në botën islame
19/05/2021 12:53

Ndërsa shumë shefa shtetesh dhe qeverish po tregohen sa më diplomatikë që munden, në lidhje me konfliktin izraelito palestinez, duke i kërkuar të dyja palëve të tërhiqen, presidenti turk Recep Tayip Erdogan ka zgjedhur një korsi tjetër. Ashtu sic ka bërë edhe shumë herë në të shkuarën, presidenti turk e ka quajtur izraelin një shtet terrorist dhe imoral. Erdogan ka vijuar prej ditësh sulmet verbale ndaj izraelit dhe aleatëve të tij. Të martën, Erdogan sulmoi austrinë pasi kishte vendosur flamujt izraelitë në ndërtesat qeveritare në vjenë: Unë e mallkoj shtetin austriak – tha presidenti turk. Nuk është aspak sekret se erdogan simpatizon dhe ka kontakte të ngushta me hamasin. Sidoqoftë, opinioni publik turk, së fundmi, kishte ndjesinë se qeveria po ndiqte një kurs afrimi me izraelin. Pavarësisht fjalëve të ashpra që erdogan thotë rregullisht në adresë të izraelit, bisedimet janë bërë të shpeshta këto kohë. tregtia po ashtu po rritet me eksportet drejt izraelit në rritje të vazhdueshme po ashtu. Presidenti turk, sidoqoftë, shpesh përdor retorikat fetare apo nacionaliste për të mobilizur mbështetësit e tij. Sondazhet tregojnë se erdogan dhe partia e tij po përballen me një rënie popullariteti. Opozita dhe kritikët e akuzojnë atë se përdor retorikat e ashpra dhe polarizimin për të tërhequr vëmendjen nga dështimet e qeverisë. Por, ajo që është e qartë, është dëshira e Erdogan për ta bërë turqinë një vend lider në botën myslimane. Pavarësisht se momentalisht, marrëdhëniet dypalëshe të Turqisë janë të vështira jo vetëm me izraelin. Ajo është aktualisht e izoluar në gjithë lindjen e mesme. Vendet arabe, përfshirë egjiptin dhe arabinë saudite i kanë kthyer shpinën ankarasë

Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09