Top News – Erdogan-Biden ka ‘duart me gjak’/ Presidenti turk dënon shitjen e armëve, Izraelit
18/05/2021 12:28

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të hënën se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka “duar të përgjakshme”, për shkak të mbështetjes për Izraelin në konfliktin me Gazën. Komentet e Erdoganit janë ndër më të ashprat kundër presidentit Biden, prejse ky i fundit ka marrë udhëheqjen e Shtëpisë së Bardhë, në muajin janar, shkruan AFP. “Ju po e shkruani historinë me duar të përgjakshme”, tha Erdogan në një fjalim të drejtpërdrejtë televiziv. “Ju na detyruat ta themi këtë, sepse ne nuk mund të rrimë më të heshtur”, tha Erdogan. Sipas burimeve në Kongresin amerikan, administrata e Bidenit miratoi të hënën shitjen e mundshme të armëve në Izrael, në vlerë prej 735 milionë dollarësh. “Sot, ne pamë nënshkrimin e Bidenit në shitjen e armëve në Izrael”, tha Erdogan, duke iu referuar raporteve të mediave amerikane. “Territoret palestineze janë të mbushura me përndjekje, vuajtje dhe gjak, si shumë territore të tjera që humbën paqen me fundin e Otomanëve. Dhe, ju po e mbështesni këtë”, tha Erdogan. Dhuna midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës është përshkallëzuar javën e kaluar. Mbi 200 palestinezë kanë humbur jetën nga sulmet ajrore të Izraelit, kanë raportuar autoritetet në Gaza. Në Izrarel, zyrtarët kanë thënë se 10 vetë kanë humbur jetën nga sulmet e militantëve të Hamasit me raketa. Administrata Biden ka thënë më herët se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe se populli palestinez ka të drejtë në siguri. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të hënën se SHBA-ja po punon “intensivisht” prapa skenave për t’i dhënë fund dhunës.

Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38