Top News – Ekstradimet Shqipëri-SHBA/ Pas 87 vitesh, një marrëveshje e re
22/12/2020 12:24

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës firmosën këtë të martë një marrëveshje, e cila zëvendëdon traktatin e vitit 1933 dhe që ka të bëjë me ekstradimet. Marrëveshja u firmos nga Yuri Kim dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj plot 87 vjet pas traktatit të asaj kohe. Në fjalën e saj, ambasadorja e SHBA u shpreh se ky traktak i jep fund pandëshkueshmërisë së kriminelëve. “Marrëveshja zëvendëson traktatin e 1993. Ky traktat siguron një tjetër armë të fuqishmë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së kriminelëve. Nuk do të ketë asnjë strehë të sigurtë për asnjë kriminel. SHBA ka luajtur një rol kritik në mbështetjen e Shqipërisë. Efikasiteti i Shqipërisë në luftën ndaj krimit ndërkombëtar është tregues për integrimin në BE. Po ndihmojmë në krijimin e Byrosë Kombëtare. SPAK dhe BKH janë prioritet për ambasadën e SHBA. Suksesi i SPAK është ajo që qytetarët shqiptarë duan, kanë nevojë dhe meritojnë. Marrëveshja e sotme është historike. Kjo marrëveshje besoj se do hyjë në fuqi pa vonesë. Parneriteti ynë është jetëgjatë, këmi shumë punë për të bërë”. Me marrëveshjen e re do të realizohet zgjerimi dhe përditësimi i kategorive të veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradimi nga palët, mbi bazën e parimit të kriminalitetit të dyfishtë, duke përfshirë tashmë edhe veprat penale më të reja si ato me karakter financiar, tatimor dhe doganor, korrupsionin, veprat mjedisore, veprat në fushën informatike e çdo vepër që dënohet me heqje të lirisë për një periudhë maksimale prej më shumë se një viti ose për një dënim më të rëndë. Marrëveshja shërben si një sinjal i qartë dhe i vendosur ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, se askush nuk do të gjejë asnjë strehë për t’iu shmangur zbatimit të ligjit penal në SHBA apo në Shqipëri. Ekstradimi është për vepra penale me mbi 1 vit burg dënim.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00