Top News – Ekstradimet Shqipëri-SHBA/ Pas 87 vitesh, një marrëveshje e re
22/12/2020 12:24

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës firmosën këtë të martë një marrëveshje, e cila zëvendëdon traktatin e vitit 1933 dhe që ka të bëjë me ekstradimet. Marrëveshja u firmos nga Yuri Kim dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj plot 87 vjet pas traktatit të asaj kohe. Në fjalën e saj, ambasadorja e SHBA u shpreh se ky traktak i jep fund pandëshkueshmërisë së kriminelëve. “Marrëveshja zëvendëson traktatin e 1993. Ky traktat siguron një tjetër armë të fuqishmë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së kriminelëve. Nuk do të ketë asnjë strehë të sigurtë për asnjë kriminel. SHBA ka luajtur një rol kritik në mbështetjen e Shqipërisë. Efikasiteti i Shqipërisë në luftën ndaj krimit ndërkombëtar është tregues për integrimin në BE. Po ndihmojmë në krijimin e Byrosë Kombëtare. SPAK dhe BKH janë prioritet për ambasadën e SHBA. Suksesi i SPAK është ajo që qytetarët shqiptarë duan, kanë nevojë dhe meritojnë. Marrëveshja e sotme është historike. Kjo marrëveshje besoj se do hyjë në fuqi pa vonesë. Parneriteti ynë është jetëgjatë, këmi shumë punë për të bërë”. Me marrëveshjen e re do të realizohet zgjerimi dhe përditësimi i kategorive të veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradimi nga palët, mbi bazën e parimit të kriminalitetit të dyfishtë, duke përfshirë tashmë edhe veprat penale më të reja si ato me karakter financiar, tatimor dhe doganor, korrupsionin, veprat mjedisore, veprat në fushën informatike e çdo vepër që dënohet me heqje të lirisë për një periudhë maksimale prej më shumë se një viti ose për një dënim më të rëndë. Marrëveshja shërben si një sinjal i qartë dhe i vendosur ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, se askush nuk do të gjejë asnjë strehë për t’iu shmangur zbatimit të ligjit penal në SHBA apo në Shqipëri. Ekstradimi është për vepra penale me mbi 1 vit burg dënim.

Top Channel/ Tirana College of Technology feston 10 vjetorin, ndryshoi arsimin e lartë
03/09 19:57
Top Channel/ Domate e pjeshkë me pesticide e nikel! Asgjësohen tonelata në Kroaci
03/09 19:33
Top Channel/ Korçë, lokali si arenë lufte! Dalin pamjet e dhunës ku u plagosën 3 persona
03/09 19:27
Top News- Pamjet e sherrit në Korçë, nga konflikti u plagosën tre persona me thikë
03/09 18:11
Top News- Evropa ‘frikësohet’ nga takimi Xi, Putin e Kim/ Kallas: Duan rend të ri botëror
03/09 17:01
Top News- Kim dhe Putin demonstrojnë miqësinë/ Lideri koreanoverior premton mbështjeje të mëtejshme
03/09 16:29
Top Channel/ Benz-i humbet kontrollin dhe përfundon në kanal, tre të lënduar në Fier
03/09 16:25
Top News – Ethet e mandatit të katërt. Rama përgatit kabinetin, ndryshimet që priten
03/09 16:16
Top News – Operator Kombëtar për Ujin. Reforma pritet të sjellë shërbim cilësor për abonentët
03/09 16:15
Top Channel/ Pamjet nga sherri masiv me thika e shkopë bejsbolli në Korçë. Çaste tmerri për klientët
03/09 15:38
Top News- Berisha: Rama do paratë e ujësjellësave/ Kreu i PD kundër reformës- Qesharake
03/09 15:35
Top News- Mashtronin me karburantin/ FBI-ja greke godet rrjetin e kontrabandës, 22 të arrestuar
03/09 15:17
Top Channel/ Të braktisur dhe në frymën e fundit! Në Korçë, shumë kërkesë për të jetuar në azil
03/09 15:06
Top Channel/ Irena Gjoka do të gjykojë Metën e Kryemadhin, u zgjodh nga shorti
03/09 15:05
Top News- Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, “Benzi” del nga rruga e “fluturon” në kanal
03/09 14:18
Top News- Burg kush vjedh ujin e pijshëm/ Rama paralajmëron reformë- Do heqim depozitat
03/09 13:38
Top News- Debate në qeverinë e prokurorëve,15 ‘retreat’ brenda vitit, Stojani: S’jemi KLP Travel!
03/09 12:57
Top News- AMP ndëshkon ‘symbyllurit’/ Lejuan ndërtmin pa leje, e pëson polici dhe dy të tjerë
03/09 12:55
Top Channel/ Zbulohen bisedat, si e ‘fundosën’ ish-drejtorin e SHISH lojërat e fatit të të birit
03/09 12:53
Top Channel/ “Heqje lirie për ata që vjedhin ujin”, ultiamatumi i Ramës: Do ngrihet Task Forcë!
03/09 12:50