Një precendet i ri në trajtimin e masave të propozuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit u vendos këtë të martë në komisionin e ekonomisë, ku kryetari i KLSH-së u ballafaqua me Mimoza Dhëmbin, drejtoreshën e përgjithshme të buxhetit dhe borxhit publik, në ministrinë e financave, ndaj së cilës kërkohet largimi nga detyra. Masa ndaj Dhëmbit është propozuar në raportin e zbatimit të buxhetit faktit të vitit 2022, për të cilin KLSH ka raportuar në komision më 8 nëntor 2023 dhe në fund është votuar ky raport.