Top News – Ekonomia, goditja e Covid/ Me rritje vetëm bujqësia e pronat
11/10/2020 11:18

Pandemia e koronavirusit ka goditur rëndë gjithë ekonominë botërore, por përmasat reale të saj, sidomos për vendin tonë, kanë filluar të shihen më qartë. INSTAT ka raportuar se ekonomia ra me 10.2% në tremujorin e dytë të vitit, në kulmin e pandemisë, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas Monitor, kjo është rënia më e thellë në ekonominë shqiptare, që nga viti i krizës së piramidave në vitin 1997, por, nga ana tjetër, në krahasim me shtetet e tjera që u goditën po aq ashpër, është më e moderuar. Tkurrja në të njëjtën periudhë ishte më e thellë në Maqedoni -12.7% dhe Kroaci -15%. Edhe shtetet e Europës u tkurrën mesatarisht me 14.8%. Në rajon, më lehtë po e kalon krizën Serbia, që u tkurr me 6.5%. Goditja nuk është edhe aq e madhe në vendin tonë, pasi jemi “shpëtuar” nga pesha e lartë që ka bujqësia në Prodhimin e Brendshëm Bruto, me rreth 19%, që është më e larta në Europë, me një diferencë prej 10 pikë përqindje me Kosovën si vendi i dytë bujqësor në Europë. Ky sektor i ndjeu pak pasojat e krizës dhe ishte ndër të paktët që rezultoi me rritje në tremujorin e dytë, ndonëse vendi ynë ende importon një pjesë të madhe të produkteve ushqimore, edhe nga fqinjët që kanë peshë më të ulët të bujqësisë në ekonomitë e tyre. Sektori tjetër real i ekonomisë shqiptare, pa bujqësinë, që amortizoi goditjen e pandemisë, vlerësohet të ketë rënë rreth 14-15%. Aktiviteti i dytë, i cili ndikoi pozitivisht në ecurinë ekonomike në tremujorin e dytë, ishte ai i aktiviteteve të pasurive të paluajtshme. Sektori, që zë rreth 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas të dhënave zyrtare, shënoi një rritje prej 5.5% në tremujorin e dytë me bazë vjetore.

Top Channel/ Euro e lirë, miliarda kursime. Importet me BE-në, efekti i kursit në rreth 2.9 mld euro
05/09 19:45
Top Channel/ Pagat shtrenjtojnë ndërtimin, materialet kushtojnë më pak, por çmimet mbeten të larta
04/09 12:24
Top Channel/ Shqipëria pret uljen e çmimeve, në Greqi ulen mijëra produkte
02/09 19:52
Top Channel/ Greqia ul çmimet e mbi 1600 produkteve, Shqipëria vetëm i numëron në platformë
01/09 19:38
Top News – Nafta redukton autobusët në Tiranë. Operatorët kërkojnë kompensim, për karburantin
01/09 16:43
Top Channel/ UBT, bien regjistrimet e reja në agronomi. Rriten aplikimet për IT, arkitekturë e pyje
29/08 19:53
Top Channel/ Indianët në serat shqiptare, të rinjtë braktisin bujqësinë, zëvendësohen nga të huaj
29/08 19:51
Top News – Rriten lejet e ndërtimit, mbi 30 për qind më shumë krahasuar me 2025
29/08 12:22
Top News – Paratë jashtë bankave në nivele rekord. Shifrat e BSH, në korrik arritën në 5.6 mld euro
28/08 19:53
Top Channel/ Sigurim për prodhimin bujqësor, shteti subvencionon primin, ekspertët: Skema pozitive
28/08 19:52
Top Channel/ Më shumë leje, më pak vlerë, rriten 28%, por projektet bien 13.2%
28/08 19:50
Top News – Rritet pesha e fotovoltaikëve, 20 për qind e energjisë së prodhuar erdhi nga dielli
26/08 21:35
Top News – Rritja e çmimit të naftës, transporti publik paralajmëron reduktim të autobusëve
24/08 21:17
Top Channel/ Pijet shqiptare humbin tregun, prodhimi vendas bie 55%, importet dominojnë marketet
24/08 19:51
Top Channel/ Shqipëria 61 milionë euro nga BE, Karakaçi: Kapëm objektivat brenda 30 qershorit
21/08 19:47
Top News – Nafta rritet me 4 lekë. Shtrenjtohet sërish, arrin në 219 lekë për litër
19/08 18:35
Top Channel/ Nafta shkon në 219 lekë, tensionet globale rrisin çmimet në bursa
19/08 15:14
Top News – Ndryshon sërish çmimi i naftës/ Do të shitet në treg me 215 lekë për litër
13/08 21:34
Top Channel/ “Vapa” rriti inflacionin në 3,4%! Transporti shtrenjtohet 8% në vit
10/08 15:16
Top Channel/ Byrotë private mbledhin të dhëna, huamarrësit korrektë përfitojnë norma më të ulëta
09/08 12:30