Një nga zërat më të spikatur kundër kryetarit të PD Lulzim Basha pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, anëtarja e këshillit kombëtar Edith Harxhi, ka shpallur kandidaturën për të marrë drejtimin e selisë blu. Gjatë një deklarate per mediat Harxhi ka pohuar se gara për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD po zhvillohet në kushte të pabarabarta.