Norvegjia i ka dhënë Ukrainës rreth 100 raketa kundërajrore Mistral të prodhimit francez, njoftoi qeveria norvegjeze të mërkurën. Raketa-lëshuesit dhe raketat Mistral, që tashmë janë dorëzuar në duart e ukrainasve, deri më tani ishin montuar në anijet e marinës norvegjeze, tha ministria e Mbrojtjes e këtij shteti në një deklaratë për media.