Top News – Edhe një herë në bazilikën e Shën Pjetrit / Nderimet e fundit për Papa Françeskun
23/04/2025 11:46

Trupi i Papa Françeskut u zhvendos në Bazilikën e Shën Pjetrit të mërkurën për të lejuar besimtarët katolikë të bëjnë nderimet e fundit përpara një funerali që pritet të sjellë në Romë Presidentin amerikan Donald Trump dhe dhjetëra liderë të tjerë botërorë. Françesku, një reformator inovator, vdiq në moshën 88-vjeçare të hënën nga një goditje në tru dhe arrest kardiak, duke i dhënë fund një lidershipi shpesh të trazuar 12-vjeçar të kishës katolike, në të cilin ai vazhdimisht u përplas me tradicionalistët dhe mbrojti të varfërit dhe të margjinalizuarit. Trupi i tij, i vendosur në një arkivol të hapur, u mor nga kapela e rezidencës së Vatikanit, ku ai jetonte për tu dërguar në Shën Pjetër, në një procesion madhështor që nisi në orën 9 të mëngjesit. Radhë të gjata njerëzish u panë rreth Vatikanit përpara procesionit, i cili do të pasohet nga një shërbim fetar në bazilikë. Besimtarët dhe publiku i gjerë do të lejohen të nderojnë papën deri në orën 19:00 të së premtes. Ceremonia funerale është planifikuar të mbahet të shtunën në mëngjes në Sheshin e Shën Pjetrit, dhe do të drejtohet nga dekani i kolegjit të kardinalëve, 91-vjeçari Giovanni Battista Re. Të paktën 200,000 njerëz pritet të marrin pjesë në ceremoni, tha kreu i agjencisë italiane të mbrojtjes civile, Fabio Ciciliano, për gazetën Corriere della Sera. Trump, i cili u përplas vazhdimisht me Papën për emigracionin, do të shoqërohet nga zonja e parë Melania. Udhëheqësit nga Italia, Franca, Gjermania, Britania, Ukraina, institucionet e BE-së dhe vendlindja e Françeskut, Argjentina, konfirmuan gjithashtu praninë e tyre.

Top Channel/ SHBA presion Serbisë, paralajmërimi i DASH pas bisedës Vuçiç-Putin
28/09 23:12
Top Channel/ Rusët përgjuan policitë europiane, të dhënat i çoi Kompania amerikane me pronarë rusë
28/09 23:07
Top Channel/ Vdekja e Mazonakis shkund Greqinë, probleme në qindra klinika private
28/09 22:53
Top News- Greqi–Turqi, rikthehet tensioni: Egjeu në prag të një përplasjeje të re
28/09 22:10
Top Channel/ Lirohen pesë komplotistët, u arrestuan për sulm ndaj bazës amerikane në Angli
28/09 20:08
Top Channel/ “Jam përgjegjës për ferrin tënd”, ministri izraelit i kërcënon të burgosurin palestinez
28/09 18:08
Top Channel/ Në prani të Papës, Macron i kërkon Europës t’i rezistojë nacionalizmit dhe urrejtjes
28/09 15:53
Top Channel/ Papa Leoni: Guxim për paqen. Europa të mos mbështetet te riarmatimi
28/09 15:53
Top Channel/ BE-ja përballë sulmeve hibride. Kallas: Protokoll urgjence për reagim të përbashkët
28/09 15:53
Top Channel/ Irani pas sulmit në bazën angleze.Burimi i Reuters: Lidhja me Teheranin, më e mundshmja
28/09 15:53
Top News – Bëni lëshime në emër të paqes! Papa Leoni kërkon fundin e luftës në Evropë
28/09 15:28
Top News – Me ‘Jet ski’ në rrugët e përmbytura / I gjithë vendi nën ujë, tetë viktima në Tajlandë
28/09 15:23
Top News – Ukraina rimerr territoret në Donetsk / Avancon në fushëbetejë, ‘frenon’ trupat e Putinit
28/09 14:57
Top News- Ukraina të kërkojë ndjesë! Zelenski zemëron Korenë e Jugut, zbuloi transferimin e robërve
28/09 13:51
Top News – Anija gjigante e SpaceX në orbitë / Starship ‘ndez motorin’, pasoja të jashtëzakonshme
28/09 13:51
Top News – Droni rus ‘shëtitje’ mbi Rumani / Ngrihen dy F16-a, ‘u zhduk pas 10 minutash ndjekje’
28/09 13:50
Top News – Inteligjenca Artificiale jashtë kontrollit/ Trump kundër Bill Gates: Nuk jam i shqetësuar
28/09 13:50
Top News – E djathta dhe e majta ekstreme ngrihen / Agjencitë gjermane të sigurisë përballë dilemave
28/09 12:46
Top News – Kryeqyteti po fundoset çdo vit, gjithçka nën ujë, mijëra njerëz në qendra evakuimi
28/09 11:57
Top News – I kërkoi Kinës të blejë armë amerikane / Xi Jinping i përgjigjet Trumpit me ‘panda’
28/09 11:53