Një vajzë 28-vjeçare nga Tirana ka tentuar vetëvrasjen, pasi përndiqej prej tetë muajsh nga një 33-vjeçar, i cili ka rënë në prangat e policisë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë numr 2, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja S.Sh., 28 vjeç, se shtetasi K.V., e përndiqte dhe telefonuar vazhdimisht që prej muajit Janar, duke i shkaktuar ankth dhe pasiguri, e cila për pasojë kishte tentuar vetëvrasjen, menjeherë organizuan punën për gjetjen, lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.