Top News – E mundi koronavirusi!/ Tiranë, një tjetër mjek humb jetën
13/12/2020 10:36

Një tjetër mjek ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Doktor Mihal Kerci humbi jetën disa orë më parë pas një jave në terapi intensive. Anestezisti që ka kryer sa e sa operacione në Spitalin Ushtarak në Tiranë nuk mundi të fitojë të vetmen betejë, atë me covid 19. Profesori që njihej me emrin Misha nga të gjithë kolegët e tij prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë për shkak të komplikacioneve që i shkaktoi Covid-19. Kerci është mjeku i 25 që ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri. Disa orë më parë, pas një jave përpjekjeje, disa herë shpresash, më tej dëshpërimesh mjekët shqiptarë humbën një nga kolegët tanë më të mirë, Kryetarin e Shoqatës së Anestezi-Terapi Intensive. Studentët nuk do të dëgjojnë më leksionet e tij plot shkencë e pasion, pacientët nuk do ta kenë më në momentet më të veshtira të tyre mbi kokë, duke u transmetuar shpresë, besim e qetësi! Anestezi-Reanimacionit shqiptar e Rajonal do t’i mungojë një nga “kolonat” e organizatorët më të vlefshëm të tij, zëri i tij nuk do të degjohet me plot dije e eksperiencë në Konferencat, debatet, diskutimet tona…. Do na mungojë të gjithëve, familjarëve, kolegëve, shokëve, miqve, të sëmurëve që presin të shërohen…qytetarëve në tërësi. Ta kujtojmë gjithmonë ashtu siç ishte në jeten e punen e tij!Ngushëllimet më të sinqerta e të dhimbeshme”, shkruajnë shumë kolegë të tij në rrjetin social facebook.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00