Pas tre vitesh mungesë Gjykata Kushtetuese ka marrë këtë të martë vendimin e parë pas bërjes funksionale në fund të vitit të kaluar. Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e firmosur nga Gjykata e Tiranës me objekt shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të togfjalëshit “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit”, sipas parashikimeve në nenin 453 të Kodit të Procedurës Penale.