Top News – “E bukura Amerikë”/ Zbukurohet Shtëpia e Bardhë
01/12/2020 12:43

“E bukura Amerikë,” kjo është tema e zbukurimeve të Krishtlindjes këtë vit në Shtëpinë e Bardhë. Melania Trump thotë se tema u zgjodh për të shpalosur “madhështinë“ e Shteteve të Bashkuara. Zbukurimet në pemën e Krishtlindjes që është vendosur në Dhomën Blu të Shtëpisë së Bardhë, një bredh i sjellë nga Shepherdstaun i Virxhinias Perëndimore, u krijuan nga nxënës në të gjithë vendin. Punonjësit e shërbimeve jetike që përballen përditë me pandeminë që ka vrarë mbi 260,000 vetë në Shtetet e Bashkuara, nderohen me një pemë të vendosur dhe zbukuruar në Dhomën e Kuqe. Një maket i Shtëpisë së Bardhë i bërë i tëri prej biskote, çokollate dhe kremi, me peshë prej 181 kg, për herë të parë përfshin edhe kopshtin e trëndafilave, i cili kohët e fundit u rregullua me nismën e Melania Trump dhe tani mban emrin Kopshti i Zonjave të Para. Vullnetarë nga i gjithë vendi kanë ndihmuar për zbukurimin e Shtëpisë së Bardhë pas Ditës së Falenderimeve, kur filluan të vendosen 62 bredhat, 106 kurorat zbukuruese, mbi 366 metra shirita festivë dhe mbi 3200 llampa. Shtëpia e Bardhë ftoi gazetarët të hënën të vizitonin mjediset e zbukuruara për Krishtlindje. Kjo është Krishtlindja e fundit që familja Trump do të kalojë në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse Presidenti Trump vazhdon të këmbëngulë, megjithë faktet e shumta që dëshmojnë të kundërtën, se ka fituar në zgjedhjet e nëntorit. Presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris do të bëjnë betimin më 20 janar.

Top News – Liria e Evropës në rrezik…! Macron: Kërcënimi më i madh nga Lufta e Dytë Botërore
14/07 11:45
Top News- Trump i jep sistemin Patriot Ukrainës/ Presidenti i zhgënjyer nga Putin, armatos Kievin
14/07 11:01
Top Channel/ Kaq e pati paqja? “Shpërthen” Siria: Dhjetëra të vrarë në përleshjet sektare!
14/07 11:01
Top Channel/ Trump nis raketat Patriot në Ukrainë, fshikullon Putinin: “Do që t`i marrë të gjitha”!
14/07 11:00
Top Channel/ “Evropa, në mes të luftës”! Starmer: Të kthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak!
13/07 23:24
Top Channel/ SHBA, sulm me armë në aeroport e kishë, policia vr*t autorin
13/07 23:21
Top Channel/ Merz: Tarifat, pasoja serioze! Nëse SHBA i vendos, BE duhet të reagojë
13/07 23:18
Top News-Eleminohet skuadra e killerave të Putinit / Ukraina hakmerret, ezekutohen dy agjentë të FSB
13/07 22:00
Top News – Alarm! Deti Mesdhe po ‘zien’ / Temperatura e ujit mbi 30 gradë në qershor
13/07 20:30
Top News – Rrugët kthehen në lumenj të tërbuar / Spanja në gjunjë, Evropa nën ‘kupolën e nxehtësisë’
13/07 20:00
Top Channel/ Protesta e të larguarve në DASH, Yuri Kim solidarizohet me ta
13/07 18:19
Top Channel/ Tarifat e Trump, kush rrezikon? Vendet afër Shqipërisë që do vuajnë më shumë
13/07 17:24
Top News – Rikthehet ‘Përbindëshi i detit’ / Kina e SHBA po punojnë për të ringjallur ekranoplanin
13/07 15:16
Top News – Një vit nga atentati ndaj Trump / Tani edhe makina golfi të blinduara për presidentin
13/07 13:20
Top News – Qyteti 4 mijë vjeçar ‘hap dyert’ / Nga më të vjetrit në botë, lumë turistësh
13/07 12:30
Top News – Sistemet HIMARS në Tajvan / Raketat e avancuara amerikane përdoren në stërvitje
13/07 12:29
Top News – Pjesë e trashëgimisë botërore / Kështjellat bavareze nën ‘mbrojtjen’ e UNESCO-s
13/07 12:29
Top News – Mbështetje pa kufi për Rusinë…Koreja e Veriut rikonfirmon: Me ju deri në fund
13/07 12:28
Top News – Trump kërcënon BE-në dhe Meksikën / Rinis lufta! Paralajmëron tarifa prej 30 për qindësh
13/07 11:53
Top News – Historike! Kaledonia e re shpallet shtet / Por do mbetet franceze, Macron ‘jep bekimin’
13/07 11:40