Teksa po udhëtonin në Lushnjë, dy turistë italianë kanë gjetur në rrugë një portofol me një shumë parash dhe dokumenta personale të një shtetasi shqiptar. Njoftohet se turistët e kanë dorëzuar portofolin e humbur në komisariatin e policisë. Policia thotë se pasi kanë kryer verifikimet në bazë të kartës ID që ishte në portofol, kanë njoftuar shtetasin që e kishte humbur.