Top News – Duhej të shkonte në tualet!/ Drejtuesi i trenit lë kabinën, tani pret ndëshkimin
21/05/2021 15:35

Një drejtues i një treni në japoni, përballet me ndëshkim, pasi e la kabinën e drejtimit të një treni plumb, të shpejtësisë së lartë, për disa minuta, për të shkuar në tualet. Ai i kërkoi një fatorinoje, që nuk kishte licencë drejtimi, të menaxhonte trenin që udhëtonte me shpejtësi 150 km në orë. Treni mbante 160 pasagjerë në atë kohë. Incidenti fatmirësisht nuk pati ndonjë pasojë. Por kompania e hekurudhave e ka raportuar rastin tek autoritetet dhe ka kërkuar ndjesë. Kompania tha se incidenti ndodhi mëngjesin e të dielës ndërsa treni po udhëtonte në prefekturën qendrore Shizuoka. Drejtuesi 36 vjecar i trenit, emri i të cilit nuk është bërë publik, kishte patur dhimbje stomaku dhe ishte detyruar të shkonte me urgjencë në tualet. Ai kishte thirrur në kabinën e drejtuesit një faturino dhe i kishte kërkuar atij të menaxhonte kontrollin e më pas ishte larguar nga vendi për rreth tre minuta. Rregullat e kompanisë nënvizojnë se nëse drejtuesi i trenit nuk ndjehet mirë, duhet të kontaktojë me qendrën e komandës. Tani, si drejtuesi ashtu edhe faturinoja, përballen me sanksione të mundshme disiplinore. Hekurudhat në japoni kanë rregulla strikte dhe standarte të larta sigurie. Aksidentet hekurudhore atje janë të rralla. Aksidenti më i fundit ka ndodhur në 2005, kur një tren doli nga shinat në qytetin perëndimor Amagasaki duke i marrë jetën 107 personave. Kompania që zotëron edhe trenat e shpejtësisë së lartë në japoni, Shinansen, nuk ka regjistruar asnjëherë një aksident në historinë e saj 57 vjecare.

Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53