Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim në lidhje me një tentativë vjedhje, ku ngeli i plagosur një i afërm i familjes që ishte pikasur për t’u vjedhur. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet Adolf Gjaci, banues në Mirditë (i proceduar penalisht më parë për “Shkatërrim prone”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, si edhe i dënuar më parë në Angli, për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”).