Autoritetet policore italiane dhe holandëze kanë kapur dhe arrestuar dy shqiptarë, të cilët akuzohen për vrasjen e Ervin Karafilit. Pas operacioneve hetimore u kap dhe arrestua, në Marmirolo në provincën e Mantovës në Itali, Albert Xibraku 43 vjeç, me origjinë nga Durrësi. Ndërkohë Mirion Nuredini i shpallur në kërkim europian, u arrestua nga policia holandeze në Ter Apel të Holandë.