Top News – Dreka e krishtlindjes/ Tiranë, në të gjitha qendrat sociale
25/12/2020 14:47

Dreka e Krishtlindjes u festua në të gjitha qendrat sociale të Tiranës, në të cilat u shërbye për grupe të vogla nga 10 persona. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shërbeu një vakt të ngrohtë për të moshuarit e Qendrës Komunitare “Gonxhe Bojaxhi”, ku u shpreh se në këto ditë festash askush nuk duhet të ndihet i vetëm. Duke uruar për një vit të ri më të begatë, kryebashkiaku kërkoi më shumë bashkëpunim dhe solidaritet mes njerëzve, e sidomos për ata më në nevojë. “I uroj të gjithë qytetarët e Tiranës Gëzuar Festat! Kush e kishte menduar se vitin të cilin e kishim projektuar si një vit festimesh për 100 vjetorin, u kthye në një vit sfidash, pas tërmetit dhe pandemisë. Por, ambicja jonë për Tiranën në këtë fundvit është të japim mesazhin se do ngrihemi më të fortë, më të bashkuar dhe më mirë se ç’ishim. Qendrat tona sociale do të shtrojnë këto ditë vaktet e festave, që askush të mos ndihet i vetëm. Sëmundja e shekullit është vetmia. Ilaçi i vetëm që kemi për vetminë është zemra e hapur e dikujt nga dikujt tjetër. Ndaj, thirrja për qytetarët është: nëse do blini një gjel për familjen tuaj dhe i keni mundësitë, blini dy; njërin dhurojani një familje që ka nevojë. Nëse do blini një bakllava për familjen tuaj dhe i keni mundësitë, blini dy; njërën jepjani dikujt në nevojë. Nëse do i blini dhuratë fëmijës tuaj dhe e keni mundësinë, blini dy; një dhuratë për një fëmijë në nevojë në lagjen ku banoni” Edhe këtë vit, Bashkia e Tiranës pwrmes “Operacionit Kutia” synon t’u vijë në ndihmë fëmijëve nga familje me kushte të vështira ekonomike.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00