Hungaria ka vendosur ti lehtësojë masat kufizuese prej pandemisë së koronavirusit për personat e vaksinuar me të paktën një dozë. Kryeministri Viktor Orban ka deklaruar se numri i të vaksinuarve me një dozë është afër 4 milionë - çka tregon rreth 40 për qind të popullsisë së përgjithshme hungareze.