Policia e Shtetit ka arrestuar 34 protestues dhe ka proceduar penalisht 18 të tjerë në lidhje me incidentet e regjistruara të shtunën e 8 janarit. Protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha u shoqërua nga një sërë incidentesh e përplasjesh të dhunshme. Mes persoave të proceduar nga policia janë edhe deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka. Mbi personat e ndaluar rëndojnë veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Prishja e qetësisë publike", "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".