Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley ka mundur Donald Trumpin në zgjedhjet paraprake republikane në Uashington DC. Kjo është fitorja e saj e parë ndaj ish-presidentit në fushatën e vitit 2024 për t'u bërë kandidate presidenciale republikane.