Top News – ‘Do t’i thyejmë talebanët’/ ’Luanët e Panjshirit’ trajnohen në fortesën mes malesh
31/08/2021 21:25

Luftëtarët e rezistencës në Afganistan kanë premtuar se do të vazhdojnë luftën kundër talebanëve, ndërkohë që trajnohen në stilin e trupave speciale britanike, SAS, në një fortesë mes malesh, në veri të Kabulit. Luanët e Panjshirit u panë të balanconin trarë druri mbi supe ndërsa canin në ujë në përgatitje për mbërritjen e forcave armike. Lugina e Panjshirit, e ndodhur mes maleve Hindu Kush, është rajoni i fundit që po i bën rezistencë talebanëve. Në të gjithë luginën, shihen forca të tjera ushtarake të rezistencës, të armatosura dhe që marshojnë përmes terreneve malore. Qindra luftëtarë anti talebanë, të njohur si aleanca veriore, janë betuar të shkërrmoqin xhihadistët dhe të mbrojnë 170 mijë banorët e luginës. Javën e kaluar u tha se talebanët u tërhoqën nga lugina pas një disfate të sikletshme përballë forcave të rezistencës afgane. Talebanët thanë se kishin dërguar qindra luftëtarë në rajon pasi ata pretenduan se zyrtarët lokalë refuzuan të dorëzoheshin paqësisht. Por më pas, u raportua se luftëtarët e rezistencës i kishin mundur talebanët në rajon. Ahmad Massoud, djali i komandantit të vrarë të milicive të aleancës veriore që u bashkua me SHBA për të rrëzuar talebanët nga pushteti në 2001, ndodhet po ashtu në Panjshir. Në intervista për mediat arabe ai ka thënë se luftëtarët e tij do ti bëjnë rezistencë cdo përpjekjeje për të marrë provincën me forcë, por se ishin të hapur për dialog. Besohet se Aleanca veriore mbështetet nga taxhikistani fqinj, pas fotove që tregonin një helikopter taxhik që ulej në luginë. Pamjet: AFP

Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
Top Channel/ Rubio, “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara!
20/12 14:44
Top News- Dy persona i zënë pritë dhe…/ Dalin pamjet e vrasjes së futbollistit në Ekuador
20/12 13:43
Top News- CIA kundër Trump: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën, por dhe pjesë të Europës
20/12 13:26
DIGITALB DIGITALB