Pas ngjarjes së rëndë, ku mësuesja e matematikës Majlinda Palushi u godit me karrige nga nxënësi, policia ka shtuar masat e sigurisë pranë shkollës "Hydajet Lezha" në qytetin e Lezhës. Bëhet me dije se shkak për ngjarjen e paprecedentë, janë bërë fjalët e mësueses, të cilat kanë lënduar 16-vjeçarin që ka mbetur jetim. Pas fjalëve të mësueses, nxënësi e ka goditur atë me karrige. Pas goditjes mësuesja ka marrë plagë në trup dhe është dërguar në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.