Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se nuk mund të përjashtohet mundësia e përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë, duke theksuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë gjithçka për të parandaluar një skenar të tillë. Duke folur në Moskë, Putin u shpreh se nuk ka garanci absolute se këto armë nuk do të përdoren në të ardhmen. “A mund të jemi të sigurt se kjo armë nuk do të përdoret kurrë? Sigurisht që jo. Duhet ta mbajmë mend këtë dhe ta shmangim atë”, tha presidenti rus.