Kryeministri Edi Rama do të dalë të hënën në orën 10:00 për të folur në lidhje me projektin për ndërtimin e resortit turistik në Zvërnec. “E kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit”, shkruan Rama. Kreu i Qeverisë përgëzon drejtuesit e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë dhe të saktë, sipas tij, ndaj atyre që i konsideron grusht muskujsh pa tru që me statusin e rojeve private të sigurisë dhunuan protestuesit.