Top News – Do ta marr Grenlandën me ushtri! Trump përsërit kërcënimin: Opsioni mbetet në tryezë
30/03/2025 14:19

Ministri i Jashtëm danez qortoi administratën Trump për "tonin" e saj në kritikimin e Danimarkës dhe Grenlandës, duke thënë se vendi i tij tashmë po investon më shumë në sigurinë e Arktikut dhe se mbetet i hapur për më shumë bashkëpunim me SHBA. Ministri i Jashtëm Lars Løkke Rasmussen i bëri komentet në një video të postuar në mediat sociale pas vizitës së Zëvendës Presidentit të SHBA JD Vance në ishullin strategjik. Më vonë, megjithatë, presidenti amerikan Donald Trump mbajti një ton agresiv, duke i thënë NBC Neës se ai nuk e përjashton opsionin e forcës ushtarake nga tavolina kur flitet për marrjen e kontrollit të Grenlandës. "Shumë akuza janë bërë. Dhe sigurisht që ne jemi të hapur ndaj kritikave," tha Rasmussen. "Por më lejoni të jem plotësisht i sinqertë: ne nuk e vlerësojmë tonin me të cilin po flitet. Nuk i flitet kështu aleatëve të ngushtë. Dhe unë ende i konsideroj Danimarkën dhe Shtetet e Bashkuara të amerikës si aleatë të ngushtë", tha ai. Grenlanda është një territor i Danimarkës, i cili është një aleat i NATO-s i Shteteve të Bashkuara. Trump dëshiron të aneksojë territorin, duke pretenduar se është i nevojshëm për qëllime të sigurisë kombëtare. Në intervistën e së shtunës, Trump tha se mendonte se ka një mundësi të mirë që SHBA ta marrë grenlandën pa forcë ushtarake. “Kjo është paqja botërore, kjo është siguria ndërkombëtare”, tha ai, por shtoi: “Unë nuk heq asgjë nga tavolina”.

Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07