Ndërsa lufta në ukrainë ka hyrë në vitin e dytë të saj, presidenti Volodimir Zelenski ka premtuar se do ta rikthejë krimenë në Ukrainë. Krimea, që ndodhet në detin e zi, ka qenë pjesë e perandorisë ruse pasi katerina e madhe e aneksoi atë në shekullin e 18. Në 1921, gadishulli u bë pjesë e bashkimit sovjetik dhe rusisë deri në 1954, kur ajo iu kalua Ukrainës, që po ashtu ishte një republikë sovjetike, nga pasuesi i Jozef Stalinit, Nikita Krushov.