“Në ditët në vijim, një gjë është e sigurt, ne presim protesta kundër ndërtimit të minierave të litiumit nga Rio Tinto, pyetja e vetme është se deri ku mund të përhapen këto protesta dhe kush do ti udhëheqë ato”. Kështu e nis artikullin e saj gazeta serbe “Danas”, e cila i referohet projektit më të diskutueshëm aktualisht në Serbi. Historia e minierave të litiumit u kthye në qendër të vëmendjes pasi Gjykata Kushtetuese anuloi vendimin e Qeverisë së Serbisë për pezullimin e projektit “Jadar” dhe gjithçka u përshpejtua më tej pasi kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian Maros Sefçoviq, vizituan Serbinë.