Radhës për t’u takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama i erdhi edhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai në objektin komunal e priti shefin e ekzekutivit shqiptar. Ashtu si në takimet e tjera, mediat u lejuan të marrin vetëm pamje. Gjatë qëndrimit dyditorë në Kosovë, kryeministrit shqiptar i ka mbetur për t’u takuar edhe me liderin e AKR-së, Behgjet Pacolli.