Bashkimi Evropian u ka kërkuar Kroacisë dhe Greqisë të hetojnë dëbimet e paligjshme të azilkërkuesve (pushbacks) në kufijtë e tyre. Brukseli shprehet "thellësisht i shqetësuar" për njoftimet e mediave, sipas së cilave refugjatët janë dëbuar, disa edhe me dhunë, deklaroi Komisionerja e Brendshme e BE -së Ylva Johansson në Bruksel. Gazetarët hulumtues të revistës "Der Spiegel" dhe të disa mediave nga vendet e tjera të BE-së kanë filmuar ndërhyrjen e policisë kroate dhe njësive speciale greke, të cilat kanë dëbuar me dhunë persona që kanë kaluar kufijtë e tyre. Forcat rumune të sigurisë përmenden gjithashtu në këto raportime.