Ish-shefi i policisë së qytetit ukrainas të Melitopolit është vrarë me një bombë shumë pranë kompleksit të pallateve ku jetonte, në Rusi. Oleksandr Mishchenko mbante detyrën e shefit të policisë së qytetit, por pas pushtimit rus, dezertoi te Rusia dhe u shpall armik e tradhtar nga Ukraina. Kryetari i bashkisë së Melitopolit në mërgim tha se oficeri i vdekur ishte tradhtar dhe paralajmëroi se të gjithë ata që kanë dezertuar, do të kenë fatin e tij.