Republikanët refuzuan kandidaturën e ligjvënësit Jim Jordan për Kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve gjatë raundit të parë të votimit. Duke mos votuar në favor të tij, disa prej ligjvënësve republikanë ia mohuan kështu aleatit të ish-Presidentit Donald Trump shumicën që i nevojitej për të marrë këtë post.