Top News- Derbi i Kryeqytetit / Tirana-Partizani , Në ‘gjuhën’ e shifrave
24/10/2021 13:51

Mbrëmja e së hënës do të ndezë Tiranën pasi në Air Albania Stadium do të zhvillohet ndeshja më e shumëpritur e futbollit shqiptar; Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Është një ndeshje mes dy skjuadrave që kanë bërë historinë në vendin tonë dhe që karakterizohet nga një rivalitet në nivelet më të larta, si në fushën e lojës ashtu edhe në tribunat e sytadiumit mes tifozëve. tirana-Partizani është një ndeshje që ka dhuruar gjithnjë emocione, dhe ajo e së hënës padyshim nuk do të bëjë përjashtim. Sfida mes Partizanit dhe Tiranës do të ketë brenda saj duelin mes sulmuesve dhe pritshmërive të tyre për gola. Në këtë aspekt ai që kryeson është Stenio Junior me pritshmëri 3.41 për ndeshje, pas tij vijnë Redon Xhixha me 3.05 dhe Seferi me 2.41. Por ky Derbi do të jetë e dhe sfida mes lojtarëve që kanë krijuar më shumë raste shënimi me Seferin dhe Stenio Junior që janë ndër 5 lojtarët që kanë prekur më shumë topa në zonat kundërshtare respektivisht me 5.15 dhe 4.46 te tille per ndeshje. tirana-Partizani është edhe dueli i lojës në krah. Albion marku i partizanit është futbollisti që ka dhënë më shumë krosime në krahun e majtë, 8.74 për ndeshje, ndërkohë që Herald Marku është ai që ka regjistruar krosimet më të sakta me 60% saktësi, i ndjekur nga Toli i Tiranës me 47% saktësi në krosime. përsa i përket krahut të djathtë, një tjetër lojtar i Partrizanit kryeson për numrin e krosimeve, Gligorobv, me 4.34 të tilla për ndeshje. Partizani dhe Tirana janë skuadrat që dinë të mbajnë topin në zotërim, partizani ka një mesatare të zotërimit të topit në 61% , ndërsa Tirana 53%. Por jo vetëm kaq, derbi i kryeqytetit është edhe sfida mes dy skuadrave që kanë goditur më shumë portat kundërshtare me tiranën që ka goditur 71 herë dhe Partizanin 70 herë. Diferenca në këtë pikë është te efektiviteti me Tiranën që ka bere shume me mire, pasi 40% e gjuajtjeve të saj kanë përfunduar në kuadrat, ndërsa te Partizani ky efektivitet është 30%. Por kjo ndeshje shkon përtej statistikave. Derbi i Kryeqytetit është një ndeshje që ndihet shumë në të dy kampet me skuadrat që në mënyrë automatike marrin një supermotivim për të kërkuar fitoren. Në mbrëmjen e së hënës, suksesi do të jetë më shumë obligim për Partizanin e Ilir Dajës që ende nuk ka fituar një ndeshje në këtë sezon në 5 javë kampionat. partizani është në vendin e tetë shumë pranë zonës së ftohtë te renies nga kategoria me vetëm 4 pikë të grumbulluar, ndërkohë që Tirana kryeson me 11 pikë. Një humbje e Të Kuqve do të shtonte akoma më shumë problemet, ndërsa një fitore do t'i jepte Partizanit oksigjen. përsa i përket Tiranës, në rast fitore, bardheblutë do të jepnin një tjetër mesazh skuadrave rivale në luftën për titullin në superiore. Më fjalë të tjera, mbrëmjen e së hënës spektakli është i garantuar dhe ai do të transmetohet në platformën Digitalb

Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36
Top News – Ndeshja me Finlandën/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, mungon Luis Hasa
01/10 19:10
Top Channel/ Shqipëria hap Ligën e Kombeve, zbulohet formacioni i Maran
26/09 20:03
Top Channel/ Maran debuton me kuqezinjtë, trajneri kërkon vendosmëri, ndeshja në DigitAlb
26/09 12:17
Top Channel/ Dueli me Bjellorusinë në Digital, Maran: Shqipërisë i duhen rezultate
25/09 20:01
Top News – Në prag të ndeshjes me Bjellorusinë/ Maran-Skuadër e fortë dhe kompakte, kemi respekt
25/09 18:41
Top News-Përgatitjet e Kombëtares. Asllani stërvitet veçmas, Cake drejt rikuperimit
24/09 21:50
Top News- Kombëtarja pret Bjellorusinë. Arbitra anglezë do të vendosin drejtësi në fushë
24/09 19:07
Top Channel/ Sam Barrott i Premier League arbitron Shqipëri-Bjellorusi të shtunën në Tiranë
24/09 15:36
Top Channel/ Maran projekton formacionin ndaj Bjellorusisë, dëmtimet i hapin rrugë të rinjve
23/09 15:32