Gjykata e posaçme ka dënuar me 3 vite burg për ‘shpërdorim detyre’ ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, i cili ishte pjesë e një videoskandali seksual nga zyrat e Bashkisë. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për Gjicin ulet në 2 vite. Gjykata rikualifikoi veprën penale, nga korrupsion pasiv në shpërdorim detyre, ndonëse Gjici kërkoi pafajësinë.