Top News – Del raporti për 2020/ Pandemia e covid ‘gropos’ bashkitë
07/12/2020 10:42

Viti 2020 ka qenë një vit që ka goditur jo vetëm buxhetin e qeverisë qendrore por edhe ato të qeverisjes lokale. Sipas një raporti 9-mujor vërehet se qeverisja vendore ka pasur probleme në lidhje me të ardhurat por edhe shpenzimet gjatë vitit të pandemisë. Monitor nxjerr të dhënat e para nga janari deri në shtator, duke bërë të ditur se janë realizuar 73 për qind e planit vjetor, në raport me një vit më parë për të njëjtën periudhë të ardhurat në total për bashkitë rezultojnë me një rënie prej 2.2 miliardë lekësh. Dukshëm efekti i COVID-19 dhe mbyllja që iu bë ekonomisë, rënia e konsumit si dhe masat e ndërmarra përfshirë kanë ndikuar ndjeshëm në rënien e taksave mbi të gjitha të taksave vendorë që këtë 9 mujor kanë rënë me 14 për qind dhe më pas taksa e pasurisë me rreth 7 për qind krahasuar me një vit më parë. Peshën më të madhe në mbledhjen e të ardhurave nga pushtetin vendor e ka Bashkia e Tiranës që ka mbledhur 10.9 miliardë lekë gjatë 9 mujorit të parë 2020. Për vetë Bashkinë e Tiranës zërin kryesor tek të ardhurat e zë “Taksa e ndikimit në Infrastrukturë” që kap vlerën e 4.8 mld lekësh apo thuajse ½ të totalit të të ardhurave për Bashkinë Tiranë dhe gati 26% e totalit të të ardhurave për të gjitha bashkitë. Raporti i orienton 61 bashkitë e Shqipërisë në bazë të popullsisë duke i ndarë ato në tre grupe. Sipas tij bashkitë me mbi 100 mijë banorë (11 të tilla bashkë me Tiranën) kanë realizuar 83 për qind të të ardhurave dhe kanë barrën kryesore. Raporti për 9 mujorin 2020 është një tregues se si pandemia ka ndikuar në buxhetin e pushtetit e vendor. Të dhënat sasiore flasin për një goditje në zërin e të ardhurave edhe pse jo në nivelin e pushtetit qendror. Bashkitë duket se kanë tentuar të adaptojnë shpenzimet e tyre për të parandaluar pandeminë me mjetet e tyre.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00