Greqia po e kërkon zgjerimin e ujrave të saj territorial nga 6 në 12 milje detare në përgjigje të krizës aktuale me Turqinë për të drejtat e shpimit në Mesdheun Lindor. Kjo shtrirje, thotë Euroneës, duhet të ndodhë përgjatë brigjeve të saj që shohin për nga Italia, në perëndim, ndërkohë që nuk prek direkt territorin e kthyer në mollë sherri me Ankaranë. Duke cituar kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, media e njohur thekson deklaratën e tij përpara parlamentit vendas se “ Greqia po heq dorë nga dekada të tëra politike të jashtme passive”. Në të njëjtën kohë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e paralajmëroi Athinën të mos testojë as durimin, dhe as kurajon e vendit të tij.