Top Channel/ Frikë për luftë tregtare në Europë, tarifat e reja: “Taktikë negocjimi e SHBA-së”!
17/07/2025 10:37

Pikërisht në kohën kur Brukseli mendoi se tashmë marrëveshja tregtare me SHBA-hnë ishte punë e kryer, Donald Trump iu rikthye gjatë fundjavës kërcënimit me tarifa shtesë. Njoftimi i Donald Trumpit më 12 korrik - për vendosjen e një tarife të përgjithshme prej 30 për qind për të gjitha importet nga blloku me 27 vende anëtare – e tronditi Bashkimin Europian. Blloku ende shpreson se një ujdi do të mundë të arrihet para afatit të 1 gushtit, kur pritet të hyjnë në fuqi tarifat ndëshkuese të SHBA-së. Por, BE-ja gjithashtu ka përgatitur kundërmasa, duke rritur mundësinë e një lufte tregtare me pasoja të rënda për ekonominë botërore. Diplomatët dhe politikanët europianë besojnë se një marrëveshje transatlantike ishte shumë pranë, duke lënë të kuptohet se mund të pranohej një tarifë bazë prej rreth 10 për qind, me përjashtime dhe kuota për industri të ndryshme që do të shtjelloheshin më vonë. Duke preferuar të ruajnë anonimitetin ata e përshkruajnë kthesën e papritur nga Shtëpia e Bardhë si një “taktikë” për të negocjuar arritjen e një marrëveshjeje më të mirë për Shtetet e Bashkuara, e sidomos për kompanitë teknologjike amerikane që përballen me taksa të rritura në Europë. Për momentin, shpresat e BE-së janë që të mund të arrihet një lloj kompromisi përpara 1 gushtit, qoftë ky edhe vetëm një shtyrje me disa muaj. Brukseli shprehet i gatshëm të pranojë tarifën prej 15 për qind si kufi maksimal pa ndërmarrë masa hakmarrëse.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54