Top News – Deklarata e Ramës për bashkim me Kosovën / Reagon Rusia-e papranueshme dhe e pacipë
11/10/2021 12:42

Ka reaguar në mënyrë të mënjehershme Moska zyrtare pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në një intervistë televizive, ku ai tha se aspironte bashkimin e Shqipërisë me kosovën. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova ka thënë se Moska e konsideron të papranueshme deklaratën e Ramës dhe pret një reagim siç e ka quajtur “të përshtatshëm nga Perëndimi”. “Ne e konsiderojmë deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës absolutisht të papranueshme. Promovimi i planeve për krijimin e një Shqipërie të Madhe është në kundërshtim të madh me dispozitat e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe minon stabilitetin në rajon. Është veçanërisht e çuditshme të dëgjosh se shkelja e dokumentit themelor për zgjidhjen e Kosovës deklarohet si qëllimi kryesor i karrierës politike të udhëheqësit të njërit prej vendeve të rajonit të Ballkanit” tha Zakharova, raporton agjencia ruse e lajmeve Tass. Sipas saj, “kjo deklaratë nuk futet në kontekstin e përpjekjeve të përbashkëta nga Beogradi dhe Tirana për të krijuar një treg të vetëm, të cilin ata po e ndërmarrin si pjesë e nismës rajonale “Ballkani i Hapur” së bashku me Shkupin”. “Ne presim një reagim të përshtatshëm nga mentorët perëndimorë të projektit të shtetndërtimit të Kosovës ndaj këtij provokimi të pacipë”, tha Zakharova. Për deklaratën e kryeministrit shqiptar ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili tha se krijimi i “botës serbe” është e vetmja pengesë që sipas tij mund ta ndalë krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Gjatë një interviste në fundjave kreu i qeverisë Rama u pyet nëse synimi i tij është të jetë president i Shqipërisë dhe Kosovës. Ai tha se “Nuk është në planet e mia. Bashkimi Kosovës me Shqipërinë po. Kjo nuk është projekt personal, kjo është aspiratë”.

Top Channel/ Rikthehen gurët dhe gazi në protestë, policia nisi shoqërimet pas tubimit
20/10 23:23
OKB dënon dhunën në protestë: te shqetësuar për përdorimin e forcës
20/10 23:11
Berisha mbledh kreret e degeve te PD: Trokisni në çdo derë
20/10 23:09
Top Channel/ Zelensky: Gati për negociata.Takimi me të dërguarin e Trump
20/10 22:49
Top Channel/ “Ku është babi im” pamje prekëse nga ngjarja në Tiranë, i biri rrënqeth: Ku e kam babin
20/10 22:44
Top News- Tronditet Tirana! Vrasje me armë, 46-vjeçari gjendet i pajetë në makinë
20/10 22:22
Top Channel/ Gjendet i vrarë 46-vjeçari pranë shkollës Vasil Shanto, dyshohet për atentat
20/10 21:41
Top News- Dita 8, dy anët e protestës! Marshim e valle paradite, gurë, gaz e fishekzjarre pasdite
20/10 21:34
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:27
Top Channel/Nis kontrolli në biznese, policia futet brenda dhe kontrollon njerëzit, shoqërohet njëri
20/10 21:25
Top Channel/ Vijojnë tensionet në protestë, policia ka filluar patrullimet për shoqërime
20/10 21:22
Top Channel/ Protestuesi lëndohet me shkop gome, ishte në Bulevard drejt Kryeministrisë
20/10 21:22
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:21
Top Channel/ Rikthehet tension në Bulevard, protestues dhe sërish policë me ujë e gaz lotsjellës
20/10 21:19
Top Channel/ Vazhdon protesta në kryeqytet, sërish përplasje me policinë
20/10 20:52
Top Channel/ Berisha thirrje policisë: Mos u shisni për 2500 euro, do e pasoni shumë keq
20/10 20:51
Top Channel/ Zjarr e gaz! Vijon kaosi në Tiranë, policia shpërndan protestuesit
20/10 20:49
Top Channel/ “Ne mbështesim protestën”, Berisha: Na sulmoj selinë, vetëm për të…
20/10 20:40
Top Channel/ “U vërsul ndaj të rinjve me dhunë”, Berisha: Rama mendonte se do kishte Tiranën e qetë
20/10 20:37
Top News- Begaj takime në Presidencë/ Diskuton me ambasadorë e ish-presidentë për protestat
20/10 20:37