Ashtu sikurse edhe ishte paralajmëruar prej disa ditësh në Tiranë ka nisur testimi i shpejtë i covid 19, i cili kryhet në qendrat shëndetësore dhe në të cilën paraqiten qytetarët, sipas planifikimit të mjekut të familjes. Deri më tani janë 6 qendra që ofrojnë testin e shpejtë, por nëse do të lindë nevoja, atëherë, do të ketë një shtim të tyre.