Shqipëria ndodhet në një situatë kritike me virusin e rrezikshëm sars cov/ 2. Në harkun e 24 orëve të fundit janë shënuar 396 raste të reja dhe 4 humbje jete, ndërsa rezultojnë të shëruar 105 persona. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer edhe 1725 testime, nga të cilit rezulton një numër i lartë i të infektuarve, ku kryeson Tirana e më pas vijnë qarqet e tjera të vendit. Shifrat bëjnë me dije se janë deri më tani rste pozitive 22 mijë e 300 nga 131 mijë e 547 testime totale.