Ditët e fundit ka pasur luhatje me shifrat e të infektuarve me koronavirus. Kjo për shkak se sa më pak testime të kryhen, aq më pak është edhe shifra e të infejtuarve,. Në harkun kohor të 24 orëve të fundit janë kryer 1508 testime, nga të cilët rezultojnë 318 raste të reja infektimesh. Në po këtë hark kohor janë shënuar 11 humbje jete dhe 557 qytetarë të shëruar.