Në harkun kohor të 24 orëve të fundit, Shqipëria ka shënuar shifra rekord të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi. Rritja e numrit të testimeve ka nxjerrë një bilanc të frikshëm. Janë shënuar plot 1130 infektime të reja dhe 13 viktima. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.