Vazhdon të jetë e renduar dhe alarmante situata epidemiologjike nga covid 19 ne vendin tone, ku gjatë javës që lamë pas mesatarja ditore e rasteve të reja ka qenë 96. Ministria e Shendetesise ka raportuar per 6 viktima te reja nga koronavirusi ne 24 oret e fundit, duke renduar bilancin e jeteve te humbura qe tashmë ka shkuar 144 që nga fillimi i pandemisë. Edhe numri i shtrimeve në spitalet covid 1 dhe covid 2 vazhdon te jetë i lartë dhe aktualisht janë duke u trajtuar 114 paciente, 19 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 3 të intubuar.