Top News – Covax dhe BE po vonohen/ Bosnja do të porosisë vaksina ruse dhe kineze
21/01/2021 19:59

Bosnje e Hercegovina planifikon të porosisë vaksina kundër koronavirusit nga Kina dhe Rusia, nga frika se dërgesat e porositura përmes skemës COVAX dhe Bashkimit Evropian do të arrijnë vonë. COVAX është program i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit edhe në vende më të varfra. Imunizimi në Ballkanin Perëndimor ka nisur në Serbi - vendin që i ka porositur direkt vaksinat Pfizer/BioNTech nga Evropa/SHBA-ja, Sputnik V nga Rusia dhe Sinopharm nga Kina. Por, Bosnja e Hercegovima, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk kanë marrë ende asnjë vaksinë. Shqipëria ka marrë një sasi të kufizuar. Bosnja ka porositur 1.2 milion vaksina përmes skemës COVAX dhe gati 900,000 vaksina nga BE-ja për dy rajonet e saj autonome, Federatën Boshnjako-Kroate dhe Republikën Sërpska, dhe pret që grupi i parë të mbërrijë së shpejti, tha kryeministri Zoran Tegeltija. Skema COVAX pritet të fillojë shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra dhe me të ardhura të mesme në muajin shkurt. Por, kjo skemë ka luftuar për sigurimin e dozave të mjaftueshme për shkak të mungesës së fondeve, ndërsa vendet e pasura kanë rezervuar vëllime të mëdha vaksinash për veten e tyre. Qeveria qendrore e Bosnjës, nuk e ka autoritetin të porosisë vaksina direkt nga prodhuesit. Dy rajonet e saj gjithashtu mund të bëjnë porosi vetëm përmes agjencive të autorizuara.

Top Channel/ Macron: Do ti përgjigjemi Rusisë për sulmet hibride që po kryen
18/09 23:07
Top News- Macron paralajmëron Rusinë: Do merrni përgjigje!/ Kush po i bën sulmet hibride në Evropë?
18/09 23:00
Top Channel/ Rikthehet kriza e Ceutas, mijëra emigrantë janë kthyer në plazhe
18/09 22:51
Top News- Deklasifikohen të tjera dokumente për UFO-t, dalin video e imazhe
18/09 22:40
Top News- Kolaps në ajër, defekti në sistem fut në kaos trafikun ajror, anulohen fluturimet
18/09 22:39
Top News- Breshëri plumbash brenda në shkollë, nxënës të vrarë e të plagosur/ Çfarë ndodhi?
18/09 22:30
Top News – Tortura, përdhunime e gjymtime. Hijet e luftës në Ukrainë, abuzohen fëmijë, gra e burra
18/09 22:02
Top News- E rëndë! Po çonte vajzën në shkollë, shqiptarja përplaset nga kamioni
18/09 21:30
Top Channel/ Aplikacioni “patriotik” që përgjon rusët, ekspertët: Më i frikshmi që kemi parë
18/09 19:58
Top News- Turi i Von der Leyen në Ballkan/ Presidentja e KE shmang Serbinë dhe Bosnjen
18/09 17:10
Top News – Trump i jep viza zyrtarëve iranianë / Marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
18/09 15:18
Top News – President që nga viti 1970!‘Del në pension’ Warren Buffett, një nga më të pasurit e botës
18/09 15:13
Top News – Nis ‘pastrimi’ i plazhit nga emigrantët / Policia e ushtria spanjolle, operacion në Veuta
18/09 15:01
Top Channel/ Nën 13 vjec: BE kërkon kufizime më të rrepta për moshën në rrjetet sociale!
18/09 14:59
Top News – Përplasi makinën e mbushur me eksploziv / Të paktën 16 të vrarë, sulm kamikaz në Pakistan
18/09 14:59
Top News – Paralajmëroi miqtë, por nuk e besuan/ Hap zjarr në shkollë, 3 të vdekur dhe 8 të plagosur
18/09 14:58
Top News Agjenti IA kërkon punë/ Krijesa 12 ditore aplikon në Cambridge, ‘më duhen të ardhura’
18/09 14:47
Top News – Terrorizon peshkaqeni i bardhë, 5 m i gjatë / Bën kërdinë në plazh, humb jetën notari
18/09 14:02
Top News – Meloni ‘gris’ taksën e qarkullimit / Lehtësohen miliona italianë, manovër para zgjedhjeve
18/09 13:34
Top News – Një vrasës serial, në qarkullim / Nëntë gra gjenden të vdekura afër Johanesburgut
18/09 13:34