Abuzimet në tregun e fruta-perimeve nga ana e grumbulluesve kanë sjellë një deformim në treg, ku çmimet e tregtimit me pakicë janë gati dyfish më të larta sesa çmimi i blerjes tek fermerët. Autoriteti i Konkurrencës ka filluar një hetim paraprak në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në qarkun e Tiranës, Fierit, Beratit, Elbasanit dhe Korçës.