Ngjyra e saj e artë, e cila reflektohet në ujërat blu të detit në Mykonos i ka mahnitur të gjithë me bukurinë e saj. Jahti Khalilah u bë objekt diskutimi, por pak dinë për pronarin e jahtit luksoz, i cili madje e ka nxjerrë atë në shitje për 28.5 milion euro. Por derisa ta shesë, ai e jep me qira me një kosto prej 255,000 deri në 265,000 euro në javë, varet nga sezoni.