Ish-kreu i kundërzbulimit për FBI në Nju Jork Charles MCGonigal u deklarua fajtor nga Gjykata federale nën akuzën e shkkeljes së sanksioneve amerikane dhe për pastrim parash nga një oligark rus. Mc gongial pranoi fajësinë për cështjen e nritu ndaj tij, se ka punuar me oligarkun rus Oleg Deripaska, i njohur si mik i Vladimir Putinit. 55 vjeçari tha përpara gjykatës se është "thellësisht i penduar" për veprimet e tij. “Unë paraqitem para jush në këtë gjykatë për të marrë përgjegjësinë e plotë pasi veprimet e mia nuk synonin kurrë të lëndonin Shtetet e Bashkuara, FBI-në, familjen dhe miqtë e mi”, tha Mcgonigal.