Top Channel/ Greqia do refuzojë Trumpin për bordin e paqes
20/01/2026 22:53

Athina e ka trajtuar që në fillim me rezervë ftesën e Donald Trump për pjesëmarrje në Këshillin e Paqes për Gazën bëjnë me dije mediat greke që ju referohen burimeve qeveritare. Sipas tyre qeveria greke do të veprojë në koordinim me qeveritë e tjera europiane , të cilat shfaqen negative ndaj iniciativës së presidentit amerikan dhe, siç duket, nuk do ta pranojë ftesën. Burime diplomatike thonë se Athina ndodhet përballë një prej dilemave më të ndërlikuara të politikës së jashtme të viteve të fundit, në një moment kur marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian po hyjnë në një fazë të re, më të paqëndrueshme dhe të paparashikueshme. Sipas analizave të mediave greke, presioni vjen nga dy fronte: pretendimi i presidentit amerikan Donald Trump për “kontroll të plotë” të Groenlandës dhe iniciativa e tij për krijimin e të ashtuquajturit “Këshill i Paqes”, me fokus fillestar Gazën, por me ambicie shumë më të gjera. Sipas së përditshmes Kathimerini qeveria greke përpiqet të ecë në një vijë të hollë ekuilibri. Nga njëra anë, Athina e konsideron marrëdhënien strategjike me SHBA-në si jetike për sigurinë e saj, sidomos në një kontekst të ndjeshëm në Mesdheun Lindor. Për Athinën, vendimi nuk është i lehtë, megjithëse burime qeveritare të cilave ju referohen të paktën 3 media greke thonë se përgjigja e Athinës pritet të jetë negative.

Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05
Top News – Putin: Elon Musk është një gjeni! La Ukrainën të pambrojtur, ndërpreu Starshield
29/10 11:55
Top News – Netanyahu mbetet në detyrë / Kryeministër i përkohshëm pas zgjedhjeve të paqarta
29/10 11:48
Top News – Boçet e opiumit ‘lulëzojnë’ në Afganistan / Talebanët e ndaluan por fermerët nuk ndalen
29/10 11:48
Top News – Trump dhe Obama ‘në llogore’ / Shkëmbejnë ‘thumbime’ pak ditë para zgjedhjeve
29/10 11:39
Top News – Kërkim i dëshpëruar për të mbijetuar/ Tragjedia e trenave në Spanjë, 68 viktima deri tani
29/10 11:34