Top Channel/ Norvegjia përgatitet për luftë, ushtria bën paralajmërimin e fortë për qytetarët
20/01/2026 20:01

Norvegjia ka rritur nivelin e gatishmërisë për situata krizash dhe konflikti, duke vënë në dijeni mijëra qytetarë se pronat e tyre mund të sekuestrohen nga ushtria në rast lufte. Nga 1 janari i këtij viti, forcat e armatosura kanë nisur dërgimin e rreth 13,500 letrave paralajmëruese. Sipas një deklarate zyrtare, qëllimi i këtyre rekuizimeve është garantimi i aksesit të ushtrisë në burime jetike për mbrojtjen e vendit. Në listën e pronave që mund të merren për përdorim përfshihen shtëpitë, automjetet, anijet dhe makineritë. Autoritetet sqarojnë se aktualisht këto letra kanë vetëm karakter informues dhe nuk sjellin pasoja të menjëhershme për pronarët, ndërsa vlefshmëria e tyre është njëvjeçare. Ky zhvillim vjen në një klimë tensionesh të shtuara ndërkombëtare, veçanërisht lidhur me Groenlandën. Presidenti amerikan Donald Trump ka sinjalizuar mundësinë e një përplasjeje tregtare me Europën, pas dërgimit të trupave nga tetë vende në ishullin arktik. “Rëndësia e të qenit i përgatitur për kriza dhe luftë është rritur ndjeshëm vitet e fundit”, ka deklaruar Anders Jernberg, kreu i logjistikës së ushtrisë norvegjeze, duke theksuar se masat aktuale janë pjesë e një strategjie afatgjatë për sigurinë kombëtare.

Top News – Na jepni Patriotët që ‘të kursejmë’ Rusinë! Zelenski ‘shantazhon’ SHBA, sulme në rafineri
02/11 11:24
Top News – ‘Lëshohen bomba bërthamore….’ / Paralajmërohen miliona njerëz, sulm masiv kibernetik
02/11 11:22
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38
Top News – Njerëzit ishin detyruar të hanin bar…! Armëpushim në qytetin e pushtuar ukrainas
01/11 13:34
Top News – ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes
01/11 13:21
Top News – Rënia e Vuçiç si ajo e Orban / Paralele mes Serbisë dhe Hungarisë, roli i të rinjve
01/11 12:32
Top Channel/ Pse Polonia u zhyt në krizë/ Gjykata Kushtetuese rrethohet me policë
01/11 12:20
Top News – Polakët ngrihen për Gjykatën Kushtetuese / Tensione, përplaset kryeministri e presidenti
01/11 12:10
Top News – Teston sistemin e frikshëm të armëve / Koreja e Veriut ‘tregon dhëmbët’ sërish
01/11 12:04
Top News – Policia ‘pastron’ kampin në Lisbonë / Mijëra njerëz në protesta për krizën e strehimit
01/11 12:04
Top News – Gjenerata Z ‘merr kontrollin’ / Protestat ndezin gjithë Evropën, Franca ‘shpëton’
01/11 11:43
Top News – Digjet Gjermania, plaçkiten dyqanet / Protestat për koston e jetesës kthehen në dhunë
01/11 11:40